27 Shkurt, 2024

FOTO/ U aludua se Sara Gjordeni dhe Silvi kanë pasur një lidhje jashtë “BBVIP”, blogeri i njohur zbulon se si qëndron e vërteta: E ka pas…


Banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Silvi Forte ka nxitur dyshimet se mund të ketë pasur një romancë me modelen Sara Gjordeni.

Para se të bëhej pjesë e garës, këngëtari ka deklaruar se njihet me ish-missin dhe kanë pasur një flirt, pa sqaruar më tej raportin që kanë pasur së bashku.

Rreth këtyre lajmeve ka reaguar edhe blogeri i njohur Olti Curri, i cili përmes një postimi në InstaStory ua ka vënë kapakun lajmeve se dyshja kanë pasur një marrëdhënie më parë.

“Çfarë e ka gjetur Sarën për 10 minuta muhabet me këtë tipin në një event, ja bënë dashnor. Rrezik e ka pas të dashur edhe Mehmet Shehun që ka vdek në 1981”- ka shkruar Olti karahas fotos së Sarës dhe Silvit duke folur me njëri-tjetrin në një event.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al