9 Mars, 2022

FOTO/ U dënua për dhunë ndaj ish-partneres, reperi i njohur i thyen kamerën paparacëve jashtë gjykatës, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit


Reperi Dizzee Rascal, emri i vërtetë i të cilit është Dylan Mills prej nëntë vitesh ka sulmuar partneren e tij, dhe kjo e fundit ka ngritur një padi për të.

Gjatë ditës së djeshme, teksa dyshja “po përballeshin” në Gjykatë, Dizze i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, por megjithatë është shpallur fajtor nga autoritetet përkatëse.

Pasi lexoi vendimin, Mills doli nga Gjykata dhe teksa shtypi po e priste jashtë për të dhënë intervistë, ky i fundit i “rrëmben” kamerën njërit prej operatorëve dhe e thyen në rrugë.

Pamjet menjëherë u bënë virale në rrjet teksa ndjekësit kanë shpërthyer në komente duke e cilësuar si një sjellje të papranueshme.

Ju rikujtojmë se ish-çifti kështë ndarë gjatë muajt Shkurt të vitit që lamë pas, dhe kanë dy fëmijë së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al