8 Qershor, 2022

FOTO/ U martua? Fjoralba Ponari thyen heshtjen dhe tregon pasojat e stresit


Fjoralba Ponari është bërë nuse por jo ‘prej vërteti’. Thjesht për një set fotografik.

Moderatorja ngacmoi para disa ditësh ndjekësit me disa foto jo të qarta të një velloje nusërie teksa më pas zbuloi se ishte thjesht një projekt. Por jo të gjithë e kanë kuptuar dhe ka akoma paqartësi.

Megjithatë, vetë Fjoralba ka sqaruar në një intervistë virtuale në Instagram se nuk është martuar. E pyetur nëse po martohet, ajo shkruan: “Joo kalamaja. Por kisha fatin të vishja ca fustane përrallore në fotot e fundit që bëmë”.

Po ashtu ka publikuar edhe një foto të dorës duke treguar se nuk ka unazë.

Fjoralba ka kaluar një periudhë të vështirë pasi humbi nënën e saj pak kohë më parë. Megjithatë, ka vendosur që këtë humbje ta ruaj për vete dhe mos të flasë as në intervista as në rrjetet sociale. Por fakti që ajo po vazhdon jetën normalisht, siç duhet, dhe shfaqet e buzëqeshur nuk do të thotë se nuk kalon momente të vështira.

“Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh shumë stress free, pa halle, gjithmonë e qeshur?”– i shkruan dikush të cilit Fjoralba i është përgjigjur: “Pa stres c’e pyet por asnjëherë e dorëzuar. Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe po do buzëqesh sa të kem jetë edhe në trishtim, edhe në sëmundje. Fakti që mua, ndryshe nga dikush tjetër, më është dhënë mundësia për të jetuar më jep forcë dhe kurajo që të gjej të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al