Elif Karaarslan u bë një emër shumë i njohur pak javë më parë, kur u bë publike një video e saj duke bërë seks me një vëzhgues gjyqtarësh shumë më të vjetër në moshë, Gjyqtarja turke u përjashtua nga Federata dhe karriera e saj në këtë sport duket se është mbyllur.
Por kjo nuk e ndal atë që të shkojë në stadiume dhe pas disa javësh pa dalje publike, Elif është kthyer të ndjekë skuadrën për të cilën bën tifo, Beshiktashin.
Ajo ka postuar foto këtë fundjavë nga stadiumi duke ndjekur ndeshjen e Beshiktashit ndaj Koniaspor, në të cilin Muçi u bë protagonist duke dhënë asist për një nga golat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al