Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është rikthyer në skenë pas 25 vitesh duke konkuruar në edicionin e 62-të në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”.
E teksa mbrëmjen e djeshme u shpallën fituesit, artistja nuk fitoi asnjë çmim.
Gazetarja shqiptare Kozeta Kurti e ka “thumbuar” hapur këngëtaren e njohur Elsën përmes një postimi në Instagram, teksa i tha saj që ka marrë atë që meriton për shkak të sjelljes arrogante me publikun.
“Elsa Lila mori nga publiku atë që meritoi: shpërblimin për sjelljen skenike arrogante ndaj publikut, leksionet që dha dhe kohën televizive që vodhi në mënyrë të padrejtë! Suksese në jetë dhe më gjerë”, shkruan gazetarja Kozeta Kurti në rrjetet sociale.
Çmimin e parë të Festivalit e fitoi Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”, ndërsa Besa Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Samanta Karavella, Sardi Strugaj dhe Kejsi Tola u larguan nga konkurimi, ndërsa në rrjet qarkulluan zëra se këngëtarët morën këtë vendim pasi Elsa ishte përzgjedhur fituesja, pavarësisht se një lajm i tillë nuk u konfirmua asnjëherë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al