8 Maj, 2022

FOTO/ U ‘zhduk’ nga rrjetet sociale, Getinjos i ndodh e papritura! Mozzik jep lajmin


Ditët e fundit personazhe të ndryshme të showbizit shqiptar po hasin me një problem madhor për profesionin e tyre: hakërimi i adresave zyrtare në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë Miriam Cani ra pre e hackera-ve, të cilët i kanë vjedhur llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, duke bërë postime të shpeshta. Bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Skenderaj, përmes një statusi në Facebook shkruajti se po punohet që faqja t’i rikthehet Miriam Canit. “Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin”, informoi ai teksa tashmë Miriami e ka rimarrë.

Një tjetër personazh që i është hakëruar faqja e Instagramit është edhe reperi Getinjo. Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij Mozzik i cili në një status në Instastory shkruan:“Faqja zyrtare e Getinjo është hakëruar për momentin. Respekte”.

Më pas Mozzik ka postuar një foto me Getinjon ku shihen bashkë në makinë.

Ndërkohë dy vëllezërit janë sulmuar së fundmi nga Fero. Në një video në rrjetet sociale mes fjalëve të tij, reperi i ri kërkon t’i tregojë dy vëllezërve dhe Unikkatilit si bëhet rep i mirë dhe i shpejtë, pa pasur nevojë të presë me vite.

“Unikkatil kuqko qeshtu repovatet sum vyn mu 2vjet 3vjet , mu mvyn veq 10 minuta studio me ta gerdit Mozzik kshyre qysh ta perdhunoj idollin fans i k*rit , edhe ke pshtu hatri shoqnis po bone share edhe ni her naj diss per mu tkallxoj Getinjo edhe per ty vlen .- ka shkruar Fero në postimin e tij që ka marrë komente të shumta negative duke iu kthyer në boomerang.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al