15 Mars, 2022

FOTO/ Udhëtimi i parë me avion privat i Wolf Webster, Kylie Jenner së bashku me fëmijët e saj niset me pushime


Kylie Jenner u fotografua së bashku me familjen e saj duke u nisur për në Palm Spring për disa ditë pushimesh në rezidencën e familjes “Kardashian-Jenner”.

24-vjeçarja nënë e dy fëmijëve u pa jashtë avionit privat ndërsa ishte në pistë në një aeroport në Los Anxhelos.

Së bashku me të, ishte edhe vajza e saj Stormi Webster si dhe djali i saj i porsalindur Wolf Jacques Webster i cili ishte fshehur pas një batanije të bardhë.

Kylie u pa e veshur e gjitha me të zeza, teksa mbante në dorë një çantë të vogël së bashku me vajzën e saj, Stormi.

Vogëlushja kishte veshur me një bluze të bardhë dhe pantallona të errëta.

Avioni privat ishte në ngjyrat rozë e lehtë dhe e bardhë, të cilat janë ngjyrat e kompanisë së suksesshme të Kylie, Kylie Cosmetics.

Jenner gjithashtu e ndau me ndjekësit në Instagram udhëtimin e saj teksa publikoi foto brenda avionit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al