9 Maj, 2022

FOTO/ Vrapoi nudo në fushën e lojës, rrëfehet striptisja: U zhvesha vetëm për Gazën, eksperienca më e bukur në jetën time


Ishte data 6 dhjetor e 1998, kur në sfidën midis Midëllsbrout dhe Njukasëllit në Premier Ligën angleze ndodhi një ngjarje e çuditshme që mori vëmendjen e të gjithë Britanisë. Dy striptiste u futën në fushë nudo dhe ndoqën me vrap ish-futbollistin, Pol Gashione. Rashel Sadler dhe Vanesa Riçards ishin dy vajzat të cilat vrapuan në fushë, duke ndjekur futbollistin anglez, i cili njihet dhe si Gaza.

123

Pas 24 vitesh, Sadler, e cila tashmë është nëna e dy fëmijëve, ka zgjedhur të flasë për momentin që mori vëmendjen e të gjithë Britanisë. “Ne ishim 18 ose 19. Unë doja të isha në qendër të vëmendjes. Menduam se do të kishim një publicitet shumë të madh”, ishin fjalët hapëse të Sadler.

Më pas ajo shtoi: “Unë punoja si një striptiste në atë kohë. Nëse nuk do të isha duke e bërë atë punë, mendoj se nuk do të kisha guximin ta merrja këtë veprim. Vanesa vrapoi e para. Unë po dridhesha nga frika. Mendova se nëse nuk do ta bëja tani, nuk do ta bëja kurrë”.

“Të gjitha kamerat ishin të fokusuara te Vanesa dhe fotot e mija ishin vetëm nga prapa. Më vonë pash disa foto të mijat me një pamje të plotë nga para, me gjoksin tim të mbuluar. Gaza po vraponte pas dhe po tunde kokën duke qeshur i cili thoshte ‘mos ma bëni këtë mua’. Nëse nuk do ta bëja këtë, nuk do të isha arrestuar kurrë në jetën time, por unë nuk bezdisem nga kjo. E gjithë ajo eksperiencë ja ka vlejtur”, përfundoi ish-striptistja.

Ajo përmendi dhe pjesën se të nesërmen kishin parë veten në gazetë së bashku me Vanesa Riçards, e cila u nda nga jeta disa vite më vonë.

23

1121

00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al