17 Mars, 2022

FOTO/Brooklyn Beckham dhe partnerja e tij vijnë si imazhi kryesor i koleksionit të njohur


Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij Nicola Peltz kanë njoftuar fansat disa kohë më parë se gjatë këtij viti ata do të martohen.

Jeta e tyre sentimentale dhe profesionale bëhet shpesh pjesë e mediave rozë, pasi dyshja ndajnë shpesh foto dhe video me ndjekësit.

Së fundmi, ata kanë publikuar në profilet e tyre disa fotografi mjaft sensuale ku shfaqeshin si imazhet kryesore të fushatës ‘Pepe Jeans” për koleksionin Pranverë/Verë 2022.

Brooklyn u duk mjaft këndshëm teksa kishte zgjedhur një këmishë të bardhë e xhinse, ndërsa Nicola një fustan të shkurtë të punuar me dorë me mbi 46 arnime në ngjyra të ndryshme.

Fotografi kishte zgjedhur që këtë herë paraqitja e tyre të vijë sa më natyrale, por me një detaj të rëndësishëm që ishte ngjyra bardhë e zi.

Në njërën nga foto të dy ata shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit në një shtrat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al