7 Mars, 2022

FOTO/E veshur me ‘shirita të verdhë’, Kim Kardashian tërheq vëmendje gjatë paraqitjes në “Javën e Modës”, Paris


Ditën e djeshme, Kim Kardashian u bë pjesë e sfilatës në “Javën e Modës”Paris.

Ajo tërhoqi një vëmendje të veçantë te paparacët, teksa mori pjesë në pasarelën e ‘Balenciagës”.

41-vjeçarja kishte zgjedhur një kostum të verdhë me shirita që kishte të stampuar emrin e firmës që ajo përfaqësonte.

Kjo ishte një nga veshjet më të çuditshme në këtë eveniment, pasi të ngjante me imazhet e shiritit të transprtit, dhe nuk dukej aspak e zakontë për një veshje në përditshmëri.

Ju rikujtojmë se këtë vit, “shhtëpia luksoze e modës” Balenciaga ftoi të ftuarit në shfaqjen e tyre të modës duke u dërguar atyre iPhone të personalizuar të thyer.

Në vend të ftesave tradicionale të letrës, labeli francez zgjodhi të dërgonte celularë të personalizuar të gdhendur me datën dhe orën e shfaqjes së saj vjeshtë/dimër 2022 në Javën e Modës në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al