Ky sezon vjen me shumë lajme interesante nga industria e modës. Sipas disenjatorëve të modës botërore kjo vjeshtë u përket sidomos pantallonave “palazzo”, pantallona të cilat janë bërë me pjesë të zgjatur të këmbëve. Edhe pse këto pantallona më mirë u rrinë femrave të gjata, edhe ato që janë më të shkurta mund t’i veshin me krenari, por në kombinim me taka të përshtatshme dhe sigurisht do tu duhet që t’i shkurtojnë pak . Ekspertët i paralajmërojnë femrat që qepjen dhe strukturën t’i zgjedhin në bazë të ndërtimit të tyre trupor, sepse vetëm ashtu do të jenë të gatshme të ecin nëpër rrugët e qytetit dhe të tërheqin vëmendjen e dëshiruar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al