12 Shtator, 2017

Fotogaleri/Këto janë çizmet që do dominojmë vjeshtë-dimrin 2018


Çizmet e dimrit 2018-të ndjekin disa tendenca të veçanta. Ato janë ndër këpucët më të dashura të sezonit të ftohtë; mund të jenë mbi ose nën gjunjë, me material lëkure ose kamoshi, njëngjyrëshe, me lartësi mesatare ose shumë mbi gju, por gjithashtu të veshura së brendshmi me material të leshtë për ti bërë ballë të ftohtit.

Ata mund të përputhen në të dyja fundet duke zbukuruar kështu pak nga të gjitha siluetat njerëzore. Midis ngjyrave të modës këtë vit do të derdhet zjarri i kuq  në veshje e aksesorë dhe sigurisht edhe në çizme nuk do të jetë ndryshe, duke e  kthyer të kuqen në trendin e ngjyrave që do dominojnë sezonin.

Por as e gjelbërta, roza e ëmbël nuk mbeten prapa, por janë kthyer në një domosdoshmëri të sezonit që kemi përpara. Këto çizme mund të vijnë të kombinuara me çdo lloj veshjeje, me palltot e gjata dhe të shkurtra dhe sigurisht me çantat ‘mini’ që janë trendi  më i padiskutueshëm edhe për vjeshtë-dimrin.Burimi/Dire Donna/

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al