25 Shtator, 2017

Fotografitë ‘e koduara’ të Elvana Gjatës, ja çfarë ka në mendje këngëtarja


Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të reja, në të cilat është pëlqyer dhe komentuar së shumti nga fansat e saj.

Në këto foto ajo shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë blu, më elegante se kurrë. Krahas fotove Elvana ka shkruar: “Çfarë është një moment i mirë pa ritëm?”. Nuk dihet nëse këto janë të dhëna që ajo po jep për projektin e saj të ri, i cili është lajmëruar se do të publikohet së shpejti.

 

Dhe nëse është vërtetë kështu, Elvana duket se vjen shpërthyese dhe plot ritëm.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al