22 Janar, 2021

Fotoja e Rita Orës përfundon në librat shkollorë në Spanjë!


Lajmi se Rita Ora ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë po bën xhiron e rrjetit.

rita ora (1)

Një person ka zbuluar me anë të një statusi në Twitter fotografinë e këngëtares në librin e anglishtes së shkollës së mesme, sipas “Cosmopolitan”.

rita ora (13)

Në një faqe ku shkruhet për kohën e ardhme, shfaqet një foto e Ritës e realizuar në kohën kur ka qenë një nxënëse e shkollës “Sylvyla Young Thatre School”, në Londër.

rita ora (12)

Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së shkollë së mesme”, -ka shkruar një spanjoll në Twitter.

rita ora (1)

Ky status është shpërndarë edhe nga nëna e këngëtares, Vera Ora në Instastory, duke mos e fshehur krenarin dhe lumturinë për të bijën.

rita ora (2)

Thyerja e rregullave të pandemisë nga këngëtarja shqiptare shkaktoi bujë të madhe në media vitin që lamë pas.

rita ora5

Ajo organizoi një festë madhështore me rastin e ditëlindjes së saj dhe më pas udhëtoi drejt Egjiptit e u kthye sërish në Londër pa kryer testin e Covid-19.

rita ora (10)

Për shkak të shkeljes së rregullave këngëtarja mori një gjobë ta majme dhe u detyrua të kërkonte falje publikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al