14 Mars, 2022

Fotoja që Pete Davidson i dërgoi Kanye West zbulon detajin e rëndësishëm rreth tij dhe Kim Kardashian


Pete Davidson sapo vërtetoi edhe një herë se lidhja e tij me Kim Kardashian është serioze.

Duket se ylli i “Saturday Night Live” ka bërë tatuazh emrin e të dashurës së tij në gjoks. Bëhet fjalë për një tatuazh ku shkruhet “KIM” me shkronja të zeza dhe që u zbulua nga fotoja që ai i ka dërguar Kanye në mesazhet që u publikuan ditën e djeshme.

Shumë fansa madje janë të mendimit se Kim mund ta ketë shkruar vetë emrin e saj pasi duket si shkrimi i saj i dorës. “O zot, djema: Pete ka një tatuazh me emrin e Kim”, shkroi Amanda Hirsch në faqen e saj në Instagram “Not Skinny But Not Fat”. “Duket si diçka e bërë nga dikush që nuk bën tatuazh. Unë mendoj se Kim e ka shkruar atë”, sugjeroi një fans në seksionin e komenteve. “Është e gjitha shumë Kravis,” shkroi një tjetër, duke iu referuar tatuazhit që Travis Barker bëri me emrin e të fejuarës Kourtney Kardashian në prill 2021.

Bënë xhiron e rrjetit mesazhet mes Pete dhe Kanye mbrëmjen e djeshme. Komediani i kishte shkruar reperit një mesazh ku shprehte gjithë vlerësimin për Kim si nënë. E kur Ye e pyet se ku ndodhet, Davidson i përgjigjet me një selfie të tij pa këmishë në krevat dhe i shkruan: “Në shtrat me gruan tënde”.

Më tej 28-vjeçari e fton të takohen vetëm në Los Angeles duke i shkruar se është treguar i duruar gjatë këtyre muajve e madje ka anuluar edhe shfaqet e tij për shkak të Kanye, por shton se nëse ai vijon ta sulmojë “nuk do tregohet më kaq i mirë”.

Kim dhe Pete nisën romancën e tyre në tetor 2021 pasi ylli i familjes Kardashian-Jenner mori pjesë në “SNL”. Kim u shpall ligjërisht beqar në fillim të këtij muaji, pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al