15 Mars, 2022

FOTO/Jennifer Lopez nis xhirimet e filmit, Ben Affleck fansi i saj më i zjarrtë, fotografohen më të dashuruar se kurrë


Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Ben Affleck janë fotografuar gjatë ditës së djeshme më të dashuruar se kurrë të ulur në njërin nga parqet më të mëdha të Spanjës.

Lopez është duke xhiruar filmin të ardhshëm të titulluar “The Mother” dhe Ben është shoqëruesi i saj.

Dyshja u panë të buzëqeshur në krahët e njëri-tjetrit teksa po bënin një shëtitje rreth zonës.

Jennifer dukej shkëlqyese si kurrë më parë teksa kishte veshur një bluzë të bardhë që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar.

Ndërsa Ben kishte zgjedhur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë, më afër stilit të përditshmërisë.

Ju rikujtojmë se para disa javësh Jennifer publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Malumën të titulluar ‘Marry Me”, e cila pati një sukes të garantuar te publiku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al