Kate Middlenton dhe Princi William ishin të ftuar në festën e “Shën Patrikut” në një ceremoni të organizuar jashtë Londrës.
Dyshja u fotografuan nga paparacët në një moment mjaft interesant i cili ka bërë xhiron e rrjetit.
Kate, dhe William, u shfaqën të kënaqur kur nënkoloneli Rob Money vendosi me shaka një kapelë lëkure ariu në kokën e vajzës së tij 20 muajshe, Gaia.
Ndërsa Money mbante kapelën mbi kokën e vogëlushit të tij, Dukesha e Kembrixhit u fotografua duke buzëqeshur me të, sakaq edhe Willim ishte pranë tyre.
Momenti i ëmbël mes Money dhe vajzës së tij është kapur në një foto të realizuar nga fotografi Chris Jackson, i cili më pas ka shpërndarë imazhin në Instagram dhe ka zbuluar më shumë detaje.
Parada e së enjtes shënon herën e parë që William dhe Kate morën pjesë në festën vjetore që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Për daljen e Ditës së Shën Patrikut, Kate u vesh me një pallto të dizenjuar nga Laura Green dhe një kapelë kuti pilulash nga Lock & Co, ndërsa William kishte veshur një uniformë për pozicionin e tij të nderit të Kolonelit të Gardës Irlandeze.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al