Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar.
Me historinë e tyre të ndarjes dhe të ribashkimit pas Big Brother Vip 1, Bora dhe Donaldi morën vëmendjen e publikut shqiptar.
Së fundmi moderatorja e njohur ka publikuar disa foto përkrahë partnerit të saj në rrjetin social Instagram.
Dyshja duken në foto më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që Bora shkruan poshtë postimit: “Për një dimër më të ngrohtë, përqafohuni më shpesh!”
Donaldi nga ana e tij ka komentuar duke shkruar: “Nuk e kuptoj pse jam me të gjata këtu”.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar aktori Donald Veshaj propozoi Bora Zemanin për martesë. Sigurisht përgjigja e moderatores ishe “PO”.
Propozimi erdhi mbrëmjen e 12 Dhjetorit, kur mbahej edhe premiera e filmit të tyre “5 Herë Jo”.
Donaldi ftoi në momentin e propozimit edhe djalin e saj, Arborin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al