Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion ka publikuar disa foto shumë romantike nga dasma e saj me René Angelil, me rastin e 30-vjetorit që ata do të festonin nëse ai do të ishte ende gjallë.
Krahas fotove me partnerin e saj, Celina shkruan: “Ti vazhdon të ma mbushësh zemrën çdo ditë. Je gjithçka për ne. Na mungon shumë. Gëzuar 30 vjetorin, i dashur!”
Producenti, menaxheri dhe mentori i saj i muzikës, vdiq në vitin 2016, në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Së fundmi këngëtarja ka treguar një detaj të çuditshëm nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në vitin 1994. Veshja e kokës që ajo mbante, e cila thuhet se ishte e mbuluar me 2,000 kristale Swarovski, peshonte 7 kg dhe ishte qepur në kokën e saj ditën e dasmës për të siguruar që zbukurimi i gjatë dhe i rëndë të mos i binte.
Dion shpjegoi se ajo mendonte se mund ta arrinte atë. “Kur je i lumtur, nuk ka peshë, problem, dhimbje”, tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al