Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ika befasuar të gjithë me pamjen e saj në tapetin e kuq të “British Fashion Awards” në Royal Albert Hall, në Londër.
Këngëtarja 34-vjeçare ka pozuar me një kostum të gjerë dhe përveçse ka ndriçuar vetullat, ka treguar edhe një model flokësh që ishte hit në vitet 80 dhe duket se tashmë është kthyer në modë.
Rita kishte veshur me një xhaketë gri të gjerë, pantallona të gjera dhe një këmishë, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me grim të theksuar dhe bizhuteri.
Ajo u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me nënën e saj, Vera Orën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al