15 Mars, 2022

FOTO/Rezidenca luksoze e Adel rrezikohet nga tërmetet, ja çfarë pritet të bëjë këngëtarja me të


Rezidenca e këngëtares së njohur, Adel në “Beverly Hills” me vlerë rreth 60 milionë dollarë është e rrezikuar të shembet nga tërmeti.

Sipas “Daily Mail”, këngëtarja ja ka blerë këtë aktorit Sylvester Stallone gjatë muajit Janar të këtij viti.

Rezidenca në fjalë është shumë e madhe, me 8 dhoma gjumi dhe 12 banjo, si dhe ka një hapësirë për dhomën e ndenjes mjaft të madhe.

Sipas prestigjozes “The Sun” Studimi Gjeologjik i Kalifornisë arriti në përfundimin se në vitin 2014 shtëpia, e cila ndodhet në një kodër, është brenda thyerjes aktive të përmendur, e cila ka aftësinë të gjenerojë një tërmet me magnitudë deri në shtatë ballë.

Megjithatë, ky nuk është problem i vetëm me të cilin mund të përballet këngëtarja pasi edhe gjatë muajve të pranverës dhe verës në kaliforni moti është shumë i nxehtë ç’ka mund të çojë në zjarre të shumta.

Ende nuk dihet se çfarë ka në plan të bëjë këngëtarja lidhur me rezidencën e saj, por sipas një burimi të afërt me të ajo ka hartuar një plan me të gjitha shpenzimet përkatëse për të rregulluar çdo problem të mundshëm që është shfaqur.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al