26 Prill, 2021

Fotot/ Aktorja amerikane zgjedh Valdrin Sahitin për t’i stiluar fustanin e fejesës


Në muajin mars të këtij viti, Bella Thorne i tha po propozimit për martesë nga i dashuri i saj, Benjamin Mascolo.

bella thorne (7)

Aktorja dhe këngëtari italian, të cilët janë bashkë prej më shumë se dy vitesh, postuan disa imazhe në rrjetet e tyre sociale, ku tregonin unazën.

bella thorne (15)

Mbrëmjen e djeshme, Bella dhe Thorne kanë organizuar një ceremoni fejese dhe ajo që ra në sy ishte veshja e aktores 23-vjeçare.

bella thorne (1)

Bella ia besoi stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti, fustanin elegant të kuq, i cili ishte i çarë në njërën anë dhe i tregonte këmbët e tonifikuara.

bella thorne (16)

Një veshje tjetër e stiluar nga Valdrini u vesh nga Beyonce pak javë më parë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”.

bella thorne (12)

Mascolo i propozoi aktores 23-vjeçare gjatë xhirimeve të një filmi që dyshja po luan së bashku.

bella thorne (13)

Unë shkrova letrën e dashurisë në pjesën e pasme të skenarit të filmit tonë …“,- tregoi ai në Instagram. “Në fund ose në skenën e fundit, ajo po shihte në monitor me drejtorin dhe …surprizë!

bella thorne (11)

Çifti është lidhur që në vitin 2019 pas ndarjes së Thorne nga Mod Sun.

bella thorne (4) bella thorne (10) bella thorne (9) bella thorne (14)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al