2 Maj, 2022

Fotot e rralla nga Met Gala ndër vite që tregojnë VIP-at në momente të papritura


Met Gala, e njohur si nata më e madhe e modës, kthehet në vendin e saj tipik – të hënën e parë të majit(sonte) – pas dy vitesh ndërprerjesh për shkak të pandemisë.

Ngjarja, e mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në qytetin e New Yorkut, përkon me hapjen e pjesës së dytë të ekspozitës, “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, organizuar nga Instituti i Kostumeve të muzeut. Të ftuarve u është kërkuar të vishen me “Gilded Glamour and White Tie”, duke iu referuar epokës luksoze, një periudhë që zgjati tre dekada në fund të shekullit të 19-të që transformoi jetën e shoqërisë.

Por dokumentacioni i galas ka ndryshuar vitet e fundit, pasi fotografët janë kufizuar kryesisht në fotografimin e hyrjeve të të pranishmëve dhe fotot që vijnë nga zona e shtypit e kontrolluar fort janë të përsëritura. Për të parë personazhet e famshëm të dalin në vetvete (si për shembull Bella Hadid dhe Marc Jacobs që shkojnë në tualet për të pirë duhan) duhet të hedhim sytë nga after-party ose Instagrami.

Fotot nga Met Gala-t e dikurshme janë joshëse jo vetëm prej stilit retro, por edhe sepse ato zbulojnë një atmosferë më të relaksuar që nuk kufizohet vetëm në tapetin e kuq. Fotografja Rose Hartman, e cila fotografoi yjet për disa dekada deri në fillim të viteve 2000, ka kujtuar një kohë kur kishte më shumë liri për të lëvizur dhe për t’u angazhuar me të pranishmit. Në vitin 1986, ajo fotografoi duke qeshur aktoren Lynda Carter dhe Blaine Trump.

Hartman nxori në pah miqësinë e ngushtë midis Linda Carter dhe Blaine Trump ndërsa ata shihen duke qeshur, por gjithashtu vuri në dukje se sa magjepsëse dukeshin.

“Ata po flisnin me shumë gëzim me njëri-tjetrin në vend që të pozonin,” tha Hartman për CNN në vitin 2020. “Unë gjithmonë përpiqem sa herë që është e mundur të kap njerëzit që janë të angazhuar me njëri-tjetrin.”

Fotografi Ron Galella, i cili ka fotografuar yjet në Met Gala që nga viti 1967, ka kapur gjithnjë fotot më të mira, që nga mbërritjet në kontrollin e palltos deri te darka. “Ishte e lehtë për të shkrepur brenda,” shkroi ai në 2020. “Një kartë e New York Press ishte gjithçka që ju nevojitej për të fituar hyrjen.”

Cher tek pi një cigare gjatë Met Gala-s “Ekspozita romantike dhe magjepsëse e dizajnit të Hollywoodit” të vitit 1974

Ndër dekada, që nga nisja në vitin 1948, Met Gala është shndërruar nga një festë në një spektakël mode. Stilistët dhe organizatorët kanë lënë në qendër të vëmendjes personazhet e famshëm, të cilët bëjnë tituj për mënyrën se si ata zgjedhin të interpretojnë, ose të shpërfillin temën e mbrëmjes. Tema bazohet në ekspozitën e re të Institutit të Kostumeve, siç është shfaqja e këtij viti me dy pjesë që nderon stilistët amerikanë. Tema të tjera kanë përfshirë “Kampi: Shënime mbi modën” të vitit 2019 dhe “Trupat qiellorë: Moda dhe imagjinata katolike” e 2018-ës.

Ndryshimi në listën e të ftuarve dhe atmosferë ka ndodhur kryesisht për shkak të një ndryshimi brezash në vizion. Në vitet 1970, redaktorja e Vogue, Diana Vreeland e konceptoi gala-n si mbrëmjen e hapjes së ekspozitave të mëdha të Institutit dhe ftoi yjet e botës së modës dhe shoqërisë së New Yorkut, por pasardhësja e saj, Anna Wintour, ka favorizuar muzikantë të profilit të lartë, aktorë dhe figura të botës së argëtimi, duke përdorur bileta prej 30,000 dollarësh për këtë ngjarje për të mbledhur miliona dollarë çdo vit.

Në vitin 1999, viti i parë i Wintour-it në krye të Met Gala, Hartman shkrepi një fotografi të kryeredaktores së Vogue duke hyrë me ish-redaktorin André Leon Talley, i cili vdiq në fillim të këtij viti.

Galella shkrepi këtë moment të Iman, Paloma Picasso dhe Raphael Lopez Sanchez në Met Gala të vitit 1983, i cili nderoi veprën e Yves St. Laurent.

Arkiva e gjerë e fotove të cilat ai i botoi në një libër në vitin 2019, tregon gjithashtu gjestet mes të famshëmve kur ata nuk e presin blicin e një kamere. Në vitin 1983, ai fotografoi supermodelen Iman dhe stilisten Paloma Picasso duke qeshur teksa bashkëshorti i Picasso-s u përkul për të përqafuar Imanin. Në vitin 1995, ai e kapi Christy Turlington duke ngacmuar Kate Moss, teksa vendoste gishtin në pjesën e pasme të fustanit të bardhë të Moss.

Supermodelet Kate Moss dhe Christy Turlington në Met Gala e vitit 1995.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al