Meshkujt me mjekër janë seksi! Dhe këtu nuk po flasim vetëm për këngëtar, aktor, moderator apo showmen. Këtë herë në ‘filtrin’ tonë janë meshkujt e politikës. Spunto morëm pikërisht nga ish-ministri Blendi Klosi, i cili kohët e fundit ka ndryshuar look. Klosi ka vendosur të shfaqet pak më ‘çunak’, teksa është shfaqur me mjekër.
Ndonëse disi i thinjur, duhet thënë se kjo pamje e re e tij është shumë stil, duke e plotësuar imazhin e tij. Por duket se meshkujt e PS e kanë frymëzimin e tyre kur vjen puna tek mjekra. Kryeministri Rama mund të themi se identifikohet me mjekrën e tij, (duke mos përfshirë këtu stilin ‘avangardë’ të veshjes).
Prej thuajse një jete kreu i qeverisë shfaqet me mjekër, shpesh më të gjatë, e herë më të shkurtër. Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, të shumtë ishin ata që e krahasuan imazhin e tij me mjekërr të rritur, si një tentativë për t’i përngjarë ‘babait të kombit” Ismail Qemalit. Por teksa ne nuk e dimë nëse Rama është frymëzuar nga Qemali, ajo që dimë me siguri është që deputetë, të rinj apo të vjetër, frymëzohen nga kryetari i tyre për këtë ndryshim në look.
Erion Braçe herë pas herë shfaqet në publik me mjekër. Veç stilit të tij, disi më sport, deputeti shpesh vjen i transformuar, teksa mjekra, duhet thënë jo e thinjur vihet në pah.
Mund të themi se mjekra i jep tjetër pamje Vullnet Sinajt. Deputeti që mund ta quajmë gjithnjë formal e chic, merr pamjen e një vlonjati babaxhan kur shfaqet me mjekër të gjatë.
Nuk mund të linim këtu pa përmendur edhe pastorin e PS. Toni Gogu duket si tjetër personazh, teksa pas mjekrës së gjatë, vendos ta heq fare atë. Veç se duket vite më i vogël, duket edhe një persona krejt i ndryshëm.
Të ndalojmë pak tek Eduart Shalsi, që veç ndryshimeve në flokë, ka ndryshuar edhe shpeshherë mjekrën. Pasi eksperimentoi disa herë me gjatësinë e mjekrës, ai u kthye në ‘bazë’, duke hequr dorë fare prej mjekrës, por jo nga flokët pak më të gjatë se zakonisht. Nëse na pyesni ne, më mirë të qëndronte tek mjekra.
Trendin e mjekrës së gjatë e kemi ndeshur shpesh edhe tek Ministri i Brendshëm. Bled Çuçi mund të ndryshojë modelin, gjatësinë, por mjekra është një ndër tiparet e tij më dalluese.
Duket se trendit nuk i kanë shpëtuar as deputetët e rinj. Emra, që janë futur rishtazi në Parlament, menjëherë e kanë ‘përqafuar’ trendin e kryeministrit, duek ardhur me një look të ri. Një ndër ta është edhe Florenc Spaho, që në imazhin e tij ka një përzierje mes mustaqeve dhe mjekrës minimaliste.
Trendin e mjekrës së gjatë mund ta shikojmë edhe tek Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ministri është shafqur për herë të parë me këtë look në një dalje publike në vitin 2020 duke tërhequr vëmendje të madhe. Që prej asaj kohe ai nuk është shfaqur asnjëherë pa mjekër.
Edhe ish-deputeti i PS është shfaqur gjithnjë i kujdesshëm me mjekrën e tij. Ervin Bushati për shumë kohë është shfaqur me modele të mjekrës, derisa hoqi dorë fare nga kjo modë, të paktën për pak kohë.
Këta janë vetëm disa prej deputetëve që identifikohen me mjekrën e tyre, por natyrisht që lista vijon me emra dhe modele të tjerë si më poshtë:
Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.
Alket Hyseni, ish-deputet.
Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Arbian Mazniku, nën Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë.
Etjen Xhafaj, deputet.
Erion Isaj, Kryetar i bashkisë Kolnjë.
Edmond Leka, deputet Vlorë.
Orlando Rakipi, deputet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al