Nëse kërkojmë të sjellim në kujtesë se cila është një nga ngjarjet apo historitë rozë që ka bërë më shumë bujë vitet e fundit, nuk na duhet të mendohemi gjatë. Pa dyshim është ajo mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Ajo një ish- miss, modele, 20 vjeçe, me tipare mesdhetare, e dobët, por me gjoks të bëshëm, një nga ato vajza që një mashkull do ta donte ta kishte në krah. Ndërsa ai një djalë i gjatë, simpatik, i biri i Kryeministrit të Shqpërisë, dhe i martuar. Kjo histori kishte kaq shumë elementë brenda saj, sa çdo detaj që mësohej nga rrugë informale, përbënte kuriozitet të madh, shkruan Panorama.
Sot Armina dhe Shkëlzeni kanë hedhur pas krahëve të kaluarën disi të trazuar dhe duket se jetojnë një marrëdhënie shumë të bukur dashurie. Pra të krijohet ideja sikur në lidhjen e tyre nuk ka mbetur më asnjë kuriozitet për publikun. Por, në fakt, nuk është ashtu. Sa herë ka lajme mbi jetën e tyre, ato janë super të lexuara. Armina, nga ana tjetër, si një blogere mode, ka shumë aktivitet në rrjetet sociale. Ajo është kthyer në një ikonë mode, ndërkohë që edhe stili i jetës së saj, i bën njerëzit të kenë dëshirë të mësojnë më shumë.
Kësaj here do t’ju servirim një episod nga një fundjavë e tyre. Le të themi që është një episod që e rrëfejmë më shumë fotot sesa fjalët. Armina dhe Shkëlzeni kanë zgjedhur Dhërmiun për të bërë plazh, ndërkohë që kanë bërë edhe pushime të tjera, kryesisht jashtë Shqipërisë. Kjo kuptohet nga fotot e shumta që poston Armina nga plazhe të ndryshme të botës, sepse Shkëlzeni nuk preferon të përdorë rrjetet sociale për të ndarë privatësinë e tij, por vetëm për politikë.
Çifti vijon të ketë akoma lëkurë të bardhë, edhe pse vera tashmë pothuajse ka mbaruar, dhe që të dy kujdesen që të lyejnë njëri-tjetrin me kremmbrojtës. Natyrisht nuk kanë munguar xhirot në det me motor uji, ku motorin e ka nisur Shkëlzeni. Dhe për t’u freskuar: birrë dhe fruta. Çifti janë ndjekës të rregullt të palestrës dhe kjo duket nga linjat e të dyve, të cilat janë perfekte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al