23 Shkurt, 2018

Fotot/ Gucci sjell “horror” në pasarelë


Prezantimi i koleksionit të Gucci vjeshtë/dimër 2018 ishte ndoshta shfaqja më e çuditshme deri tani në këtë muaj të modës.

Drejtori kreativ Alessandro Michele duket se po synonte maksimumin e çuditshëm gjatë shfaqjes, që u mbajt në Gucci Hub në Milano. Në pasarelë u shfaqën modele me veshje aspak të zakontë ndërsa mbanin në duar, dragonj e gjarpërinj jo real dhe kokat e ‘prera’ të tyre.

Përveç këtyre, Gucci solli iluzionin e një spitali në pasarelë, me karriget dhe pajisjet mjekësore ku të ftuarit dukeshin sikur ndodheshin në një salle operacion. /triplemedia/

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al