Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili tani është në opozitë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, ka shkaktuar një situatë plot humor në oborrin e Parlamentit, teksa deputetët po dilnin, pas mbylljes së seancës. Siç e shihni nga fotoja lart, ai ka një “Mercedes” shumë të ngjashëm me atë të Kryeministrit Edi Rama.
Mbase nga lodhja, ai nuk ka parë detaje, por ka tentuar të futet te makina e Kryeministrit. Kaq është dashur për të shpërthyer batutat mes tij dhe Ramës, paçka se situata mes Ramës dhe LSI-së nuk është aq miqësore dhe bashkëpunuese këto kohë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al