30 Korrik, 2023

Fotot nga paparazzi/ Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj hezitojnë të bëjnë “shopping” edhe kur ka ulje


Për shkak të detyrës të lartë që të dy mbajnë, jemi mësuar ti shikojmë gjithnjë të veshur serioz. Por e përditshmja e tyre duket krejtësisht ndryshe. Flasim për deputeten Ermonela Felaj dhe bashkëshortin e saj, Bledar Valikaj.

Nënkryetarja e Parlamentit, bën pjesë tek ato politikane që zgjedhë ta bëjë publike jetën e saj private. Shpesh ka pasur edhe kosto për të, pasi është sulmuar politikisht, megjithatë në profilet e saj në rrjete sociale, ajo ndan copëza nga jeta e saj familjare, ku natyrisht nuk mungon bashkëshorti. Këtë herë ka qenë paparaci ynë që ka mundur të shkëpusë një copëz nga ajo sesi duket dita e tyre së bashku, ku kanë mbyllur angazhimet përkatëse.

Valikaj, është prokuror, ndaj edhe për të, kjo pamje e veshur me tuta sportive, është disi më e pazakonshme. Por, ajo që na ra në sy në këtë xhiro të çiftit nuk ishte vetëm veshja. Ashtu si edhe mund të shquhet, ata kanë ndaluar para një dyqani me veshje sportive.

Mesa duket ka qenë tabela e zbritjeve ajo çfarë e ka joshur dyshen për të bërë disa blerje. Megjithatë, si deputetja, ashtu edhe bashkëshorti i saj, kanë diskutuar gjatë para dyqanit, teksa vështronin vitrinën. Edhe pse uljet kanë qenë deri në 50 për qind, sërish për ta ka pasur dilema nëse do të shtonin gardërobën e tyre sportive te ky dyqan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al