Njëra ministre e fëmijëve, tjetra deputete e opozitës. Flasim për Bora Muzhaqin dhe Andia Ullirin, që janë edhe dy emrat më të rinj në moshë në Parlamentin tonë.
Ndonëse nga kampe të ndryshme politike, dy vajzat që kanë të përbashkët brezin, duket se mes tyre kanë gjetur edhe mirëkuptim, por edhe një miqësi. Ashtu siç duket, të dyja ngjiten së bashku për në seancën plenare. Bora është një emër shumë i njohur për mediat. Nuk i ka pasur të rralla rastet kur është bërë objekt i mediave për deklaratat e saj. Megjithatë, ajo vijon angazhimin e saj si ministra më e re e kabinetit.
Nga ana tjetër, Andia ka zgjedhur të mbajë një profil më të ulët në media. Ajo thuajse kurrë nuk është pjesë e lajmeve si dhe daljet në foltoren e Parlamentit i ka pasur shumë të kufizuara. Por përtej gjithçkaje çfarë mund të themi për dy vajzat, pa harruar të vëmë në pah se me njëra-tjetrën janë mikesha të mira.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al