Klodiana Spahiun preferojmë ta fusim tek politikanet më të paqta të skenës sonë politike. Doktoresha e Parlamentit shqiptar ka treguar se është gjithnjë e matur dhe e qetë edhe në debatet më të ashpra. Prej disa vitesh ajo është pjesë e politikës shqiptare, duke përfaqësuar Durrësin në Parlament.
Megjithatë asgjë nuk e ka ndryshuar natyrën e saj, duke vijuar gjithnjë të identifikohet me qetësinë e saj. Duket se këto cilësi ka edhe të tjerë që ia kanë evidentuar. Si shihet, deputetja mban në duar një tufë me lule që ia kanë dhuruar.
Nuk dihet se kush është arsyeja që deputetja ka marrë dhuratë tufën e trëndafilave të kuq, por gjithçka që dallojmë është fakti se ajo nuk e ka lëshuar tufën nga dora, teksa futej brenda në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Mendojmë se lulet janë komplet të merituara për një zonjë të tillë të politikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al