Ditë e enjte, sesioni parlamentar sapo nisi, gjithashtu edhe lufta politike. Megjithatë, në oborrin e Parlamentit ka pak kohë për armëpushim. Ashtu si dhe ka kohë për pak bisedë miqësore brenda llojit.
Ky është edhe rasti i këtyre fotografive që paparaci ynë ka mundur të kapë. Bëhet fjalë për tre nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike. Përkatësisht, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku kanë lënë për pak minuta seancën plenare për të pushuar në ambientet e oborrit.
Natyrisht që për duhanpirësit kjo është një hapësirë e njohur, pasi kanë mundësi të konsumojnë edhe një cigare. E natyrisht bashkë me ta janë edhe miqtë që i shoqërojnë.
Të tre kanë kaluar disa minuta duke biseda me njëri-tjetrin, ku veç biseda rreth politikës, kanë pasur mundësi edhe të shkëmbejnë batuta. Kjo vihet re nga buzëqeshja e tyre, teksa shkrepej kjo foto. Duket se aksioni i tyre opozitar gjen kohë edhe për biseda të ngrohta miqësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al