25 Shtator, 2022

Fotot nga paparaci/ Një faturë merr vëmendjen e Evis Kushit


Ditë të ngarkuara këto për ministren e Arsimit. Pasi është përfshirë në vorbullën e ngjarjeve të fundit, ajo natyrisht që vijon edhe me detyrën e saj duke marrë pjesë rregullisht edhe në seancat plenare.

Thënë kjo, dihet se aty situata është dinamike, ku veç politikës është një mundësi e mirë për të takuar miqtë e kolegët. Kështu ka ndodhur këtë të enjte për Evis Kushin. Një takim krejt i rastësishëm me deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, duket se e ka përfshirë ministren.

Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, ajo dhe kolegu i saj më kuriozitet të madh kanë qenë duke parë një letër, që në pamje të parë duket si faturë. Nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë, por të dy politikanët duken shumë të përfshirë në atë çfarë janë duke parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al