Paulin Stërkaj është deputeti që pak kohë më parë u ndesh me probleme shëndetësore. Që atëherë, përfaqësuesi i qarkut të Shkodrës u shfaq i transformuar, duke ardhur me shumë kile më pak.
Sa herë që ai merr pjesë në seancat plenare, interesi për të ndaj kolegëve është shumë i lartë. Më herët kemi parë edhe doktor Berishën që e ka ndaluar dhe ka kaluar disa minuta me të. Këtë herë ishte radha e ministreve për të për shëndetur kolegun e tyre.
Ndërkohë që së bashku me Stërkaj ka qenë edhe nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj. Duket se kur vjen puna për shëndetit, deputetët nuk njohin ndasi politike, por bëhen të gjithë fillimisht miq e pastaj politikanë. Dhe Paulin Stërkaj është rasti më i mirë për të vërtetuar këtë, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në seancat plenare ku është prezent.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al