Alket Hyseni nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në shtator, pasi nuk pranoi të renditej i 11-ti në qarkun e Vlorës, por në ikje ai ka marrë një detyrë të rëndësishme, atë të kryetarit të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.
Pak ditë më parë, Hyseni u fotografua nga paparazzi ynë. Mesa duket, ditët e fundit të tij në Parlament janë dhe një moment i mirë për të eksperimentuar me stilin në veshje.
Si kurrë më parë, Alket Hyseni kishte huazuar stilin e patriotit të tij, Fate Velaj. Me një kostum shumë trendi me kuadrate dhe ngjyra të çelura, të kombinuara me një palë atlete të bardha, bashkuar me mjekrën e gjatë, “dhuratë” që nga koha e karantinës, Hyseni dukej shumë ndryshe këtë herë në pamje.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al