Nëse e kuptoni këtë dozë romanticiteti që shihni në këtë foto, këtë bën Iliriana, bashkëshortja e regjisorit Altin Basha, i cili nuk është shumë i dhënë pas datave dhe surprizave.
“Për vite me radhë, kur Altinin e pyesnin kur e ka ditëlindjen gruaja, ai thoshte në 17, ndërsa unë e kam në 27”, ka thënë Ilriana në studion e “Pasdite në Top Channel”.
Ishte një intervistë e gjatë e Jonida Shehut nisur me regjisorin e “Portokallisë”, Altin Basha, që vazhdoi me bashkëshorten dhe kolegen e tij, kostumografen e spektaklit të humorit, për t’u mbyllur me tre fëmijët e çiftit.
E duket se çifti vazhdon të ketë të njëjtën romancë prej 17 vitesh, siç shihet në këtë foto të shkrepur nga fotografi ynë në galanë e ndarjes së çmimeve “Kult”.
Ata ecin krah për krah njëri-tjetrit, si çiftet tradicionale që s’ndahen kurrë nga njëri-tjetri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al