7 Prill, 2024

Fotot nga paparazz/ Edhe Luljeta Bozo “çelet” në pranverë, deputetja socialiste kombinohet me ngjyrat


Është e pamunudur që të mungojë qoftë edhe një seancë plenare. Për Luljeta Bozon, kryerja e detyrës me rigorozitet duket se është shumë e rëndësishme.

Deputetja më e moshuar edhe këtë të enjte u shfaq në seancë plenare, ku qetësisht ajo del dhe hyn e vetme, pa preferuar që të kalojë shumë kohë jashtë me miqtë dhe kolegët. Ajo që na ra në sy këtë herë, ishte pikërisht veshja e deputetes.

Jemi mësuar ta shikonim gjithnjë me rroba të zeza, duke mos hequr dorë kollaj nga stili dhe ngjyra. Por, me ngritjen e temperaturave, duket se edhe zonja Bozo, ka vendosur që të “çelet” disi edhe në veshje.

Me kombinimet e ngjyrës së verdhë dhe jeshile, ajo duket se këtë stinë të re, ka zgjedhur të jetë komode, përpara se të mendojë për dukjen stil, ashtu si shumë kolege të sajat bëjnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al