Jemi mësuar ta shikojmë shpesh në Tiranë dhe gjithnjë është një kënaqësi teksa e hasim nëpër ekrane, apo evente të ndryshme. E kemi fjalën për gazetaren Anita Haradinaj, bashkëshorten e Ramush Haradinajt.
Me disa eksperienca televizive, ajo tashmë është padyshim ndër personazhet më të lakuar edhe në botën e “showbizz”-it. Ndaj edhe nëse ka një aktivitet në Tiranë, ajo do të shfaqet. Gjithnjë në top-formë u shfaq edhe këtë herë, ku ka qenë duke shijuar mbrëmjen e organizuar nga miqtë.
Natyrisht që miqtë e saj të famshëm janë shumë, por këtë darkë, Anita ka zgjedhur të shpenzojë më shumë kohë me këngëtaret Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri. Por kur pamë këtë shkrepje nuk kishte sesi të mos të vinim re, se diçka ka shkuar keq në makeup-in e saj.
Si duket, konturet e bëra në fytyrën e saj nuk janë sistemuar siç duhet, ndaj edhe ndryshimet janë mëse të dukshme në këtë shkrepje. Nuk e dimë nëse Anita ka zgjedhur të lyhet vetë, apo ia ka besuar dukjen e saj një make-up artiste. Por ajo që dimë me siguri është fakti se ky ‘look’ nuk është aspak në nivelin e duhur.
Edhe kur ishte pjesë e “Big Brother Kosova” si opinioniste, shpesh në rrjet kishte kritika për dukjen e Anitës dhe atëherë problem ishte pikërisht konturimi i fytyrës. Ndaj ndoshta për Anitën ka ardhur momenti që të ndryshojë formulën e grimit, apo ndoshta makeup artisten.
Ndërkohë vëmendje ka marrë edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila është shfaqur në aktivitet e veshur me golf në temperatura të larta.