3 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Anila Denaj heq dorë nga ngjyrat e errëta


Gjithnjë minimaliste në përzgjedhjet që bën në “look”-un e saj, Anila Denaj ka treguar se nuk është ndonjë fanse e aksesorëve apo e grimit të theksuar. Ish-ministrja e Financave ka treguar se kur vjen puna për stil, bën pjesë tek ato politikane që zgjedh gjithnjë ngjyrat e errëta, apo ato neutrale.

Ndonëse shpesh e kemi parë me ngjyrat e tokës, apo të zezë, këtë herë edhe ishministrja e Financave ka vendosur që të çelet pak. Nuk mund të themi që nuk u habitëm, kur pamë se Denaj u shfaq në oborrin e Parlamentit me një fustan bojëqielli me lule. Një pamje kjo e pandeshur më herët për të, e cila si duket me ardhjen e pranverës, ka lënë pas ngjyrat e mbyllura, për të qenë disi më e kombinuar.

Dhe nëse na pyesin ne, do ta preferonim ta shihnim më së shumti në këtë format, plot ngjyra dhe dizajno të ndryshme, sidomos në këtë stinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al