Elisa Spiropali njihet si një ndër ministret që më së shumti merr fjalën në Parlament. Shpeshherë, ka qenë pikërisht ajo që i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke folur kështu në emër të qeverisë.
E duket se deklaratat shpesh herë të ashpra, i kanë “kushtuar” disa miqësi Spiropalit. Paparaci ynë ka mundur ti shkrepë një foto, teksa ajo ngjit shkallët e Parlamentit, krejt e vetme.
Në hyrje të sallës, kanë qenë pikërisht kolegët e saj nga opozita, me të cilët nuk ka shkëmbyer as edhe një buzëqeshje e jo më përshëndetje.
Tritan Shehu dhe Albana Vokshi kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa ministrja është afruar pranë tyre.
Ndonëse dy opozitarët e kanë shoqëruar me sy, përshëndetja ka munguar nga të gjitha palët. Është kjo padyshim tabloja që tregon më së miri raportet mes eksponentëve të opozitës dhe pozitës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al