5 Gusht, 2023

Fotot nga paparazzi/ Berisha “thyen” kodin e tij të veshjes, guxon me ngjyrën rozë


Sali Berisha është padyshim në fokus të politikës së vendit tonë. Lideri i opozitës mund të cilësohet edhe ndër deputetët më aktiv në sallën e Parlamentit, ku nuk ngurron me denoncimet e shumta ndaj qeverisë.

sali berisha1

Megjithatë, nëse do të na duhej ta përshkruanim në stilin e tij, pak do të kishim për të thënë. Kjo sepse Berisha, ndër vite ka zgjedhur të ruajë fort imazhin e tij si një politikan klasik.

Megjithatë, si shpesh herë jemi mësuar ta shikojmë, në të përditshmen e tij, edhe liderit të opozitës, i pëlqen të jetë komod dhe sportiv. Megjithatë, kur vjen puna për angazhimin e tij në politik, rrallë bën lëshime.

sali berisha2

Ajo që vumë re në seancën e fundit të Parlamentit, ishte pikërisht thyerja që ai i kishte bërë “look”-ut të tij.

Berisha u shfaq në Parlament me pantallona të bardha, si dhe kollare rozë. Një imazh ky disi më i relaksuar i tij, ku kryesisht zgjedh ngjyrat e errëta.

sali berisha3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al