19 Maj, 2024

Fotot nga paparazzi/ Bora Muzhaqi bëhet gati për verën, ministrja humb peshë


Ministrja më e re e kabinetit “Rama” është ndër personazhet më të komentuar në media. Kryesisht, Bora Muzhaqi është vënë në qendër të kritikave për gafat e saj që shpeshherë i thotë në daljet e saj televizive.

Megjithatë, në faqet tona, shpeshherë ministrja është pikërisht për “look”-un e saj. Jo rrallë e kemi komentuar si një ndër ministret të veshura më keq, për shkak të kombinimeve aspak të duhura që ajo ka bërë.

Por këtë herë nuk do të flasim për veshjen e saj, por për ndryshimin që vumë re. Ashtu edhe si lehtësisht mund shihet, ministrja ka humbur disa kilogramë.

Muaj më parë, Bora dukshëm dukej që kishte marrë peshë dhe me veshjet e saj, shpesh përpiqej ta fshihte. Por këtë herë, ministrja u shfaq në një formë më të mirë fizike. Duket se edhe ajo është bërë gati për verën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al