29 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Çfarë i bëri bashkë Valbona Memën me djemtë e “West Side Family”


Sezoni i verës thuajse ka mbërritur, e bashkë me të edhe artistët po përgatisin këngët që do të lançohen përgjatë kësaj periudhe. E teksa të gjithë po presim se cila do të jetë kryefjala e verës, këngëtarët po përgatiten edhe për bashkëpunimet e reja. Ndoshta kjo foto është vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi që duhet të presim këtë verë.

Ashtu siç shihet edhe në foton e siguruar nga paparaci ynë, djemtë e “West Side Family” kanë kaluar disa minuta në bisedë me këngëtaren Valbona Mema. Këngëtarja e muzikës popullore shfaqet me kostumin tradicional të zonës së Shqipërisë së Mesme, duke qenë se sapo kishte përfunduar performancën e saj në aktivitetin e organizuar.

Dy djemtë dhe artistja kanë kaluar minuta të tëra në një bisedë që duket produktive, madje ata as nuk e kanë vënë re se po fotografohen. Ndërkohë, dy djemtë vetëm pak kohë më parë folën në media rreth mungesës së tyre në skenën muzikore.

“Tani është më e rrallë gjëja. Pandemia ka ndikuar më shumë, por kryesorja ka qenë ikja e Dr. Florit që ka ndikuar. Ai ishte truri dhe shpirti i West Side. Që nga fillimi i kohëve, West Side ka menduar si ta promovojë kulturën, të godasë fenomenin dhe ia kemi dalë më së miri ta bëjmë këtë. Kur e sheh që njerëzit kënaqen me ty, sheh horizonte të reja dhe sheh akoma më shumë gjëra për të bërë. Kështu e sjellim më mirë kujtimin e Dr. Florit”, u shprehën djemtë në një intervistë të tyre pak ditë më parë. E duket se kjo verë do të shënjojë edhe rikthimin për një nga grupet më të dashura për publikun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al