5 Maj, 2024

Fotot nga paparazzi/ Damian Gjiknuri si djalë trendi, ish-ministri me pantallona të bardha në Parlament


Shpeshherë Damian Gjiknurin e kemi parë të zgjedhë stile të ndryshme veshjesh. Ish-ministri ka treguar se në tërësi ka një tip sportiv, ku zgjedh komoditetin të parin.

Por për hir të postit që mban, i është dashur të përshtatet edhe me imazhin e veshjes së zyrtarit të lartë, ku kostumet janë zgjedhja e ‘detyruar’ e tij.

Këtë herë kemi zgjedhur të komentojmë zgjedhjen e fundit të deputetit, në seancën e fundit plenare. Duke mos hequr dorë nga stili i tij, këtë herë, ish-ministri u shfaq në Parlament me pantallona të bardha.

Një zgjedhje kjo që nuk jemi mësuar shpesh ta shohim ndër radhët e politikanëve tanë. Por kur flasim për Gjiknurin, i cili preferon të mbajë pak nga stili i tij sportiv edhe në aktivitetet formale, një zgjedhje e tillë është mëse e pranueshme, por edhe plot stil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al