Prej shumë vitesh pjesë e politikës shqiptare, Dash Shehu e ka treguar tashmë që pak ka të përbashkët me politikanët klasik.
Megjithatë angazhimi i tij, ka ruajtur përherë seriozitetin që politikës i duhet. Por në media, shpesh është përfolur për natyrën e tij pa shumë komplekse dhe për deklaratat gazmore që jep. Këtë herë do të na duhet të ndalojmë disi tek look-u i tij.
Deputeti i Partisë Demokratike është shfaqur këtë të enjte në Parlament me një mjekër, disi më trendy. Të shpeshtë kanë qenë deputetet që vitet e fundit kanë eksperimentuar me look-un e tyre me mjekër.
Nuk e dimë ende nëse Shehi do të vijojë ta mbajë këtë look apo do të ndryshojë sërish, për të ardhur në pamjen e tij të mëparshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al