Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Financave, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”- un që ajo zgjedh. Thuajse në çdo dalje të sajën, Delina Ibrahimaj zgjedh kombinimin e së zezës me ngjyra të tjera të mbyllura, duke u radhitur te politikanet klasike.
Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në “look”. Kështu ka qenë edhe paraqitja e saj e fundit, ku ndonëse temperaturat janë ngritur ndjeshëm, ministrja nuk heq dorë nga e zeza. Ajo ka mbërritur në Parlament, me një kostum të zi, dhe me xhaketë me mëngë të gjata.
Natyrisht që si të gjithë ajo e ka ndjerë vapën, por ka preferuar që të respektojë “uniformën” e saj dhe të vijojë të mbajë veshur sit ë zezat, ashtu edhe xhaketa e rënda dimërore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al