Deputetët e opozitës prej kohësh kanë kërkuar lirimin e Berishës. Veç deklaratave të ndryshmeve që ata kanë bërë në hapësirat mediatike, duket se këtë herë kanë vendosur të shkojnë edhe më tej.
“Lironi Berishën, lironi opozitën”, është bluza që gjithnjë e më shpesh po e shikojmë në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike.
Vetëm javën e shkuar, Elda Hoti u shfaq me këtë bluzë në Parlament, duke e çuar mesazhin e saj edhe në veshje. Këtë herë i janë bashkangjitur edhe koleget e saj nga radhët e Partisë Demokratike.
Të njëjtën bluzë me mesazhin për Berishën e kemi parë edhe nga disa analistë në studio televizive, duke e shndërruar padyshim këtë në kauzën më të rëndësishme aktuale që opozita ka.
Jemi të sigurt që në këto javë që pasojnë, më të shpeshtë do të jenë deputetët që do të mbajnë veshur këtë bluzë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al