25 Shkurt, 2024

Fotot nga paparazzi/ Deputeti me pamje zyrtari, por çantë sportive


Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal në daljet e tij, të paktën në Parlament. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, rrallë zgjedhë mos të ketë kostumin e tij veshur, duke bërë pjesë tek ata politikan, që preferon të qëndrojë brenda kornizës së zyrtarit të lartë.

Megjithatë, natyrën e tij sportive, ai gjen gjithmonë një shteg për ta nxjerrë në pah. Këtë herë ka qenë pikërisht çanta e tij, që na tërhoqi vëmendjen. I veshur serioz, deputeti kishte zgjedhur një çantë supi sportive.

Një kombinim ky që gjithnjë e më shpesh po e shohim në rradhët e deputetëve, duke bërë kështu një thyerje në imazhin e tij.

Duket se veç pamjes, mjaft prakticitet i ka dhënë kjo çantë, si një mundësi e mirë për të pasur hapësirë të shtuar me vete, për të vendosur gjithçka që i duhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al