Ndoshta në sferën politike nuk është shumë e njohur, por në oborrin e Parlamentit, Enslemvera Zake ka tërhequr jo rrallë herë vëmendjen. Enslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Ndaj me gjasa, deputetja ‘nuk e di’ mirë ‘code-dress’ të institucionit.
Deputetja simpatike është shfaqur në seancën plenare pak kohë më parë me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.
Por duket se kjo veshje i përket së shkuarës për të. Tashmë, deputetja e Korçës, jo vetëm që nuk guxon më me fustane mbi gju, por edhe pse në stinën e verës, ajo vesh mëngë të gjata. Elegancën e saj, ajo e ruan me takat fine, duke plotësuar imazhin e femrës joshëse, larg atyre që jemi mësuar të shikojmë vite më parë në Kuvend
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al