Jemi të sigurt që sa herë kemi shkruar për të, tashmë Enslemvera Zake është më e njohur si pjesë e shtypit rozë, sesa e politikës.
Megjithatë, duhet theksuar se që nga shfaqjet ektravagante të vitit të shkuar, tashmë gjithnjë fjalët për të janë vetëm të mira. Deputetja e Partisë Socialiste, duket se ndryshoi tërësisht stil që në shtator, kur nisi edhe sesioni i ri parlamentar.
Zonjat që e shihnim me fustan mbi gjuh, apo veshje ektravagante, tashmë erdhi më serioze. E kështu ka ndodhur edhe këtë fillim viti. Zake u rikthye në Parlament, duke lënë pas atë vajzën ekstravagante që ishim mësuar të shihnim.
Deputetja kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë të kuqe, për seancën e parë plenare. Këtë herë, ajo kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë blu. Duket se pas veshjeve ekstravagante, ajo do të eksperimentojë me ngjyrat e forta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al