Jemi të sigurt që sa herë kemi shkruar për të, tashmë Enslemvera Zake është më e njohur si pjesë e shtypit rozë, sesa e politikës.
Megjithatë, duhet theksuar se që nga shfaqjet ektravagante të vitit të shkuar, tashmë gjithnjë fjalët për të janë vetëm të mira.
Deputetja e Partisë Socialiste, duket se ndryshoi tërësisht stil që në shtator, kur nisi edhe sesioni i ri parlamentar. Zonjën që e shihnim me fustan mbi gju, apo veshje ekstravagante, tashmë erdhi më serioze.
E kështu ka ndodhur edhe këtë fillim viti. Zake u rikthye në Parlament, duke lënë pas atë vajzën ekstravagante që ishim mësuar të shihnim. Por këtë herë nuk do të flasim për veshjen e saj, por për këtë moment, në dukje të pafajshëm.
Teksa ka qenë duke dalë nga seanca së bashku me kolegen e saj, Enslemvera duket se ka spiunuar pak te telefoni i mikeshës së saj. Teksa kjo e fundit diçka po bënte në telefon, deputetja ka zgjatur kokën për të parë se çfarë po ndodhte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al